Historiku i Dajtit
Written by Admin
06 October 2009
*Komuna Dajt ndodhet ne Verilindje te Rrethit te Tiranes, vetem 8 km larg vijes se verdhe te kryeqytetit.Komuna Dajt kufizohet ne Jug te saj me Komunen e Petreles, ne Lindje me Komunen e Shengjergjit, ne Verilindje me Komunen e Zall Bastarit, ne Veriperendim me Komunen e Zall Herrit, ne Perendim me Komunen e Paskuqanit dhe ne Jugperendim me Komunen e Farkes dhe Bashkine e Tiranes.
* Komuna Dajt perbehet nga 13 fshatra dhe Qendra Administrative e saj ndodhet ne Fshatin Linze.
* Komuna Dajt ka nje popullsi prej 11.988 banoresh.
* Ne territorin e kesaj Komune shtrihet nje pjese e mire e Parkut Kombetar te Dajtit. Ky Park ndodhet 20 km larg qendres se Tiranes, 50 km nga Aeroporti Nene Tereza dhe rreth 60 km nga Porti i Durresit.
* Kjo Komune ka nje siperfaqe bujqesore prej rreth 1720 ha dhe siperfaqe pyjore rreth 3500 ha.
Vlen te permendet prania e rreth 26.000 rrenjeve te ullinjve qe shtrihen ne te tere siperfaqen e
Komunes.
* Komuna pershkohet ne anen veriore nga Lumi i Tiranes, qe fillon nga Shkalla e Tujanit deri ne vendin e quajtur Rrapi i Treshit ( Tufine). Gjithashtu ne territorin e komunes gjenden dhe 8 liqene artificiale, ku me te permendurit jane Liqeni i Tufines, Linzes, Priskes se Madhe etj.
* Komuna, sidomos ne pjesen turistike te saj prezanton kushte te qendrueshme atmosferike, ajer te paster dhe gjelberim gjate gjithe vitit. Gjate vitit jane rreth 300 dite me diell dhe temperaturat mesatare variojne nga 5-10 GC deri ne 25-30 GC.
* Ne territorin e komunes kemi 7 Monumente Kulture qe mbrohen nga shteti.
Kalaja e Tujanit në fshatin Priskë - Shish - Tufin. 1973
Kalaja e Dajtit rrëzë malit të Dajtit. 1963
Ura e Brarit fshati Brar. 1948
Rrënojat e Kishës Sh. Mëri, fshati Linxë - Surrel. 1970
Banesa e Sulejman Metës (Bajram Ukës) (sot pronë shtetërore) fshati Brar. 1977
Banesa e Sinan Bonacës fshati Priskë e Madhe. 1977
Banesa e Qamil Çulhaj fshati Surel Priskë. 1977
* Gjate vitit 2008 kjo komune eshte frekuentuar nga afro 500 mije vizitore.
* Ne Komunen e Dajtit ndodhet dhe Teleferiku qe lidh ekstremin me te ulet te kesaj Komune
me Fushen e Dajtit. Ky eshte teleferiku me i gjate ne Ballkan dhe me nje udhetim prej rreth
14 minutash ju mund te vizitoni nje nga mrekullite e natyres se kesaj zone.
Të Ndryshme
Moti ne Tirane
| Weather for Tirane | |||
|
|
|
|
|
| 15C | 27C | 21C | 21C |
| Sun | Mon | Tue | Wed |
